Kryetari i Partisë Demokratike i është bashkuar protestuesve te opozitës tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Vetëm disa orë më parë junta kriminale e Edi Ramës e shëndërroi Tiranën në një fushë betejë me popullin. Në një fushë betejë me protestuesit të cilët u bashkuan në protestën më të madhe për liri dhe demokracisë, për kushtetutë për shtet të së drjtësës për gjithçka që duhet dhe që do ta bëjë shqipërinë Europë,
Vetem pak orë me parë Tirana dhe shtëpite e Tiranës u mbushën nga gazi helmues e lotsjellës. Ishte një akt i juntës kriminale që i përgjigjet aspiratës së shqiptarëve të bashkuar për liri demokraci
Populli nuk ndalet, shqiptarët nuk ndalen, opozita nuk ndalet.
Eshte asgjësuar çdo intitucion
Parlamenti ka rënë, në ato karrige janë ulur figurina. Ata përfaqësojnë faqen e zezë dhe llumin e këtij vendi.
Nga parlamenti i krimit ka dal një qeveri e krimit me në krye njeriu më të korruptuar e të kriminializuar.
E gjitha shqipërie bashkuar kundër një grushti shteti e një junte në vend.
Junta i ka orët e numëruara,
Madura i ballkanit i ka orët e numëruara.
Skenari i dhunës u sherbeu Ramës për të treguar botës se i vetmi i interesuar për dhunën është Maduro i ballkanit.
Asnjë nga bitë e bijat tanë nuk do të qëndrojnë në kthetrat e drejtësisë së kapur që merr urdhëra politkë, ne duhet ti çlirojme ata.
O me juntën kriminale o me popullin e bashkuar për liri dhe demokraci.