Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës dhe krizës së rëndë politike në vend.
Në deklaratën zyrtare të BE-së theksohet se “Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane”
Deklaratë e Delegacionit të BE-së në Tiranë
Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.
***********************
Statement of the EU Delegation in Tirana
Peaceful protest is a core value of a modern European democracy. Violence cannot be tolerated in any circumstance. In view of the protests announced for today and in the next days in a Tirana, the Delegation of the European Union calls on protesters and their political leaders to show responsibility and restraint. Differing political points of view need to be handled through debate and dialogue.