Një nga gardistët e “Berishës”, të përfolur me te drejtë apo pa të drejtë në ngjarjet tragjike të 21 Janarit, Agron Malaj, që në vitin 2017, u shfaq me Ramën në Mat, është zgjedhur aty kryetar i PS dhe është shpallur kandidat për bashkinë e qytetit të Matit, për 30 Qershorin e ardhshëm.
Ky rast, dhe jo vetëm, por edhe disa raste të tjera të ngjashme, dëshmojnë se akuzat ndaj Gardës së Republikës, si përgjegjëse për vrasjet e 21 Janarit 2011, ose kanë rënë krejtësisht, ose kanë qenë vetëm sajesa të propagandës së opozitës së atëhershme.
Në atë kohë prokuroria dhe opozita, donin burgosjen e tyre, sot, falë shërbimeve ndaj partisë në pushtet, me bindje apo me interesa, kjo pak rëndësi ka, zoti Malaj, është kandidat për kryetar bashkie në qytezën e Matit. Ku shkoi gjaku i të vrarëve të 21 Janarit?
Ai në të vërtetë ka mbetur në njollat e bojës së fjalimeve të zjarrta për këta “dëshmorë të demokracisë”, që besuan për një jetë më të mirë…Jeta vazhdon! /360grade.al/