I poshtëruar, i tmerruar, i droguar dhe në panik e me poture të mbushura Edvini i la gazetarët pa drekë!
Kështu e quan konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama ish kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, Rama si zakonisht nuk harroi refrenin e tij bajat se për çdo çështje fajin e ka Saliu.
Postimi i plotë i Berishës:
I poshteruar, i tmerruar, i droguar dhe ne panik e me poture te mbushura Edvini i la gazetaret pa dreke!
Miq, ne disa ore para mediave i poshteruar, i tmerruar, por qartesisht i droguar dhe me poture te mbushura, Edvin Kristaq Krimi mbajti sot ore te tera dhe i la pa dreke gazetaret qe kishte thirrur per gjoja konference shtypi.
Ne daljen e tij katastrofale, ne te cilen per shkak te kokaines kishte edhe deri ne 30-40 levizje horizontale te globeve, kokerdhokeve te syve, Rama gajasi gazetaret ku u tha se Berisha deshi te me fuste nje plumb ne koke me 21 Janar dhe se ate dite qe ai solli si mish per top njerezit per te mbajtur fjalim nga ballkoni i kryeministrise sipas tij nuk eshte hedhur as dhe nje guriçke drejt nderteses se kryeministrise.
Ai, i tmerruar nga kryengritesit guximtare u tha gazetareve se pergjimet qe faktojne plaçkitjen e votave me bandat kriminale ne komunikim direkt personalisht me te, Gjiknurin dhe Tahirin, Ballen dhe Gjushin etj, nuk jane prova si dhe shpalli pafajesine e Tahirit nga tmerri per te deshmuar se eshte peng i tij.
Rama si zakonisht nuk harroi refrenin e tij bajat se per çdo çeshtje fajin e ka Saliu.
Me kete rast nuk kam asnje koment tjeter veçse: Edvin dje ke pare vetem fillimin. Mjere tij per fundin e shpejte te tmerrshem qe do te te rezervojne ata njerez te ndershem dhe trima qe ti si rrugaç ordiner dhe i tmerruar nga vjedhjet, trafiqet, korrupsioni dhe sarajet e Surrelit i cilesove huligane vetem se ata protestojne sepse ti iu ke shkaterruar te ardhmen. Rama ik. Fitore! sb