Sait dollapi është i joni

Hënë, 13 May 2019 09:58

Me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, policia e shtetit na shfaqi mbrëmjen e së shtunës pamje të cilat prej vitesh nuk ishin parë në kontinentin Evropian.  Një barbari e vërtet që në disa raste i kalonte edhe skenat në disa prej diktaturave më të ashpra të globit.

Viktimë e kësaj barbarie ka rënë edhe sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi, i cili u dhunua në mënyrën më të pabesë të mundshme. Të gjithë tashmë i kemi para syve ato pamjet të rënda, në mes të kryeqytetit të një vendi anëtar të NATO-s dhe me statusin kandidat për në Bashkimin Evropian.

Por pse u dhunua Sait Dollapi aq poshtërsisht nga policia? Ai u dhunua sepse përfaqësonte pastërtitë dhe drejtësinë e asaj proteste. Ai u dhunua pasi bëri ç’ është e mundur gjatë gjithë protestës të mbronte policinë nga zemërimi i turmave.

Sait Dollapi ishte në front të parë në mbrojtje të policëve.  Ndërkohë që Edi Rama i kishte nxjerrë policët aty, duke shpresuar se do të dhunoheshin ashpër nga disa protestes, Saiti ishte aty për të ndalur qytetarë të irrituar, të cilët shpesh herë merziteshin edhe me atë vetë sepse nuk i lejonte ato të përplaseshin me policinë por ata e kuptonin.

Rama dhe Lleshaj e braktisën policinë dhe nuk e vejnë ujin në zjarr për ta, por Sait Dollapi ishte aty për t’i mbrojtur.

Nga dhuna e paprecedentë dhe makabre ai u dëmtua rëndë. Ai sot do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale për shkak te dëmtimeve të mëdha.

Sot Shqipëria do të ngrihet serish. Ata kanë një arsye më shumë për tu ngritur. Do të protesojnë edhe për Sait Dollapin dhe për familjen e tij. Pasi sot e gjithë Shqipëria është me Sait Dollapin.

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 10:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...