Shqiptarët më të bashkuar se kurrë, sot protesta e madhe në orën 18:30

Hënë, 13 May 2019 10:36

Ditën e sotme opozita e bashkuar dhe qytetarët do të jenë sërish para kryeministrisë për protestuar. Por sot, ndryshe nga dita e shtunë, si të sillet policia, do sillen dhe protestuesit! Protesta e 11 majit arriti kulmin e saj pikërisht në momentin e dhunimit të Sekretarit Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapit nga FNSH-ja, të cilët e shqyen me dhunë. Ndërsa kryeministri e quajti ngjarje të vogël, protestuesit sonte do t’i përgjigjen me të njëjtën egërsi policisë.

Pavarësisht dhunës policore në protestën e ditës së shtunë, prapë opozita duket e vendosur t’i shkojë deri në fund kauzës së saj.

Liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në orët e mbrëmjes së të dielës kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe të fuqishme për qytetarët dhe protestën që pritet sot. “Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij.

Ndërsa Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se qytetarët nuk ka asgjë që t’i ndalë. ’13 maj ora 18.30. Të gjithë bashkë! Asnjë hap pas! #Shqipëriashtëpiajuaj! 🌹”,- shkruan Kryemadhi në postimin e saj në Facebook.

Ashtu si ajo e 11 majit, edhe protesta e sotme nis në ora 18:30. Priten zhvillime të reja sonte nga protesta. Sonte do ketë “armë” të reja para kryeministrisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...