Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar për gazin lotsjellës që ka përdorur policia ndaj protestuesve të shtunën, por dhe në protestat e kaluara. Teksa i referohet masave që merren në kodin penal ndaj spërkatjeve të pemëve, ai i krahason me rrezikun në toksitetin e gazit helmues përdorur ndaj njerëzve.
“Por për këto kodi penal i mbyll sytë!”, shprehet Panariti në Facebook.
“Kodi penal që të ndëshkon me dhjetë vite për spërkatje perimesh, por jo për spërkatje të njerezve! …….. Dhjete vite burg me kodin e ri penal, për perdoruesit e stimulanteve bimore në bujqësi, të cilat janë asgjë për nga rreziku në krahasim me toksicitetin e gazit helmues të përdorur mbi njerëzit. Por për këto kodi penal i mbyll syte!”.