Pamja e godinës Kryeministrore nuk ka qenë ndonjëherë më e ndotur dhe e shëmtuar se kaq. Kjo, pas akteve të së shtunës nga protestuesit e opozitës por edhe pse kanë kaluar dy ditë nuk janë marrë masat për ta lyer, dukeqenë se sot pasdite ka sërish protestë.
Ndërkaq, një qytetar veshur me jelek të vershë ka vendosur flamurin kombëtar dhe 3 pankarta te kangjellat e kryeministrisë ku shkruhej: “Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë”. “Miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar”.
Policia ka shoqëruar qytetarin dhe ka hequr menjëherë pankartat.