LSI: Sot të gjithë bashkë para Kryeministrisë për t’i thënë 'shporru', Edvin Ramës!

Hënë, 13 May 2019 14:28

LSI-ja i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen sot në protestën përpara Kryeministrisë për të larguar pa asnjë kompromis, kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë, Endri Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, tha:

"Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit.

Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se varfëria, braktisja e vendit, mijëra të rinj janë rrugëve pa punë, mijëra familje nuk ngopin dot barkun me bukë dhe kjo ka një shkak dhe një emër, ky është Edi Rama.

Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën. Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet ti themi ndal!

Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis. Populli e ka marrë vendimin e tij.

Ndaj sot, të gjithë bashkë, në orën 18.30 në protestën para Kryeministrisë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017. Sot, nesër është vonë!"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...