Unaza e Re, "plebejtë" e kryetarit Veliaj

Hënë, 13 May 2019 14:56

Nga Tanush Çaushi

Teksa po pija një kafe me një mikun tim, ai po shprehte dëshira të mëdha për shkolla të reja dhe kopshte në zonën e Unazës së Re apo siç i thonë ndryshe, zona e Astirit:

  • Këtë radhë na genjeu Veliaj për shkollat dhe kopshtet, po inshalla radhën tjetër na bëjnë ndonjë gjë. Seç kam dëgjuar se do ndertojë Bashkia 20 shkolla të reja.

E vërejta mikun tim me keqardhje dhe trishtim dhe iu drejtova:

  • Rëndësi ka që të premtojë përsëri Veliaj për shkollat.

Dhe m’u kujtua një histori popullore për nusen që kishte shkuar në të parë tek Nëna:

"Për ato që më dëgjojnë veshët moj Nane, lumja unë, por për ato që më shohin sytë, mjera unë".

Kane kaluar tashme më shumë se dy vite nga premtimi i fundit i kryebashkiakut Veliaj për ndërtimin e shkollave të reja në zonën e Astirit dhe asgjë nuk duket në horizont.

Në Prill 2017, Veliaj i entuziazmuar gjatë inagurimit të një parku në këtë zonë, premtoi për ndërtimin e dy shkollave nëntëvjecare dhe një shkolle të mesme.

Cuditërisht atëherë Veliaj harroi për të premtuar edhe për kopësht dhe çerdhe, por duket se kjo “harresë” nuk përbën diferencë, pasi premtimet mbetën në letër edhe për shkollat. Në fakt, sipas Planit Urbanistik te ish-Komunës Kashar, në këtë Park ishte në plan të ndërtohej shkollë nëntëvjecare. Por ky fakt u harrua.

Tashmë që mandati po mbaron për Veliaj, ky mbetet një premtim i pambajtur.

Keshtu, zona e Unazës së Re mbetet në vitin 2019 pa çerdhe, kopësht dhe pa shkollë shtetërore. Pavarësisht se kjo është një zonë shumë e populluar, me pallate të reja 8-9 kateshe, kryesisht, dhe me kontribut në buxhetin e bashkise, kjo nuk ka domethënie në filozofine qeverisëse të kryebashkiakut Veliaj. Mesa duket është më e rëndësishme rikonstruksioni i fasadave të shkollave ekzistuese në zonat e qendrës apo shkollat e reja, sesa mungesa e kësaj infrastrukture në nje zonë "periferike".

Po si ia bëjnë vallë familjet e kësaj zone super të populluar për të shkolluar dhe për të rritur fëmijet e tyre?

Në bazë të vëzhgimeve çmimi mujor tek kopshti privat varion nga 14,000 deri 16,000 lekë të reja. Transporti me furgon për tek shkollat më të aferta mesatarisht 4,000 leke ne muaj. Keshtu, nëse një familje ka dy fëmije në shkollë dhe në kopësht vetëm shpenzime direkte ka mesatarisht 18,000 lekë në muaj dhe duke marrë parasysh që rroga minimale është 23,000 lekë, rroga e një prindi shkon vetëm për premtimet e pambajtura te kryebashkiakut dhe për kafet e mëngjesit dhe abonenë.  Po ata prindër që janë pa punë vallë si ja bëjnë?

-Ah po kane asistencën që del pas 3 muajsh kerkese dhe me atë mund të paguajne transportin e shkollës.

Kjo lloj fryme qeverisëse e Veliajt tregon më së shumti se thellë-thellë ne brendësi përmban këto tipare kryesore:

Tipari i pare është diskriminimi  ndaj zonave periferike, duke i konsideruar "plebej" shumicën e Tiranës. Ky diskriminim është buxhetor pikë së pari dhe sjell pasoja të rënda ekonomike dhe sociale në jetën e familjeve.

Tipari i dytë është moskujdesja ndaj problemeve të komunitetit dhe mosvleresimi.

Dhe tipari i tretë është fasada demagogjike e stërmadhe.

Edhe pse në përfundim të mandatit,jo vetëm që shkollë e kopësht nuk ka filluar,por as projekte nuk i janë paraqitur komunitetit apo diskutime për vendin ku do të ndertohen. Kjo tregon edhe një tipar tjetër të katërt të rëndësishëm,mungesën e transparencës të kësaj fryme qeverisëse.

Fjala vjen, nuk do i shërbente një shkollë këtij komuniteti tek Sheshi Shqiponja sic janë përhapur thashethemet ,ku fëmijët do kalonin në lumin e trafikut të makinave për të shkuar në shkollë të rrezikuar . Prandaj tranparenca dhe diskutimi me komunitetin janë të rëndësishme,tipar ky kaq i munguar i Veliajt.

Kafja ndërkohë kishte mbaruar dhe miku im u ngrit me energjinë e rreme të kafese dhe premtimet dehëse si Hashashi që mbuloi Shqipërinë  të Veliajt.

auto_Screenshot_71541842354.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...