Ndiqeni Live/ Me mijëra shqiptarë në shesh, nis marshimi kundër Ramës

Hënë, 13 May 2019 18:49

18:32 – Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita:

Sheshi Skënderbej
Kryeministri
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
Parlament
Ministria e Brendshme
Drejtoria e Policisë Tiranë

PD thotë se “simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi-Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre”.

PD dënon kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE: Sulm i inskenuar nga qeveria

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një komunikim për mediat ka dënuar  deklaratën e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme sipas së cilave Partia Demokratike ka furnizuar me bomba molotov protestuesit në protestën e 11 majit. Bardhi tha se kjo deklaratë nuk ka asnjë qëllim përveçse të dezinformojë për qëllimin e protestave të opozitës. Po kështu Partia Demokratike ka dënuar kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE-së pranë banesës së tij, duke i kërkuar Prokurorisë të gjejë autorët.

Bardhi tha se edhe ky akt është një sulm i inskenuar nga qeveria për të kundërvënë partnerët me Partinë Demokratike.

Petrit Vasili: Ne nuk terhiqemi, ndërsa dhuna është nga ana e Kryeministrit

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili në një deklaratë për mediat tha se protestuesit opozitarë nuk janë dhunues, por dhunuesit janë në qeveri.

Vasili nënvizoi se protestuesit janë në shesh për t’i thënë Ramës që të ikë nga qeveria së bashku me bandat që janë në pushtet. Ai tha se policia duhet të ndalë provokimet, pasi po protestohet për një të nesërme më të mirë.

“Dhuna është në krahun e qeverisë. Të gjithë qytetarët shqiptarë3 kanë aprë qartë dhunhjuesit, provokatorët, ata që janë përpjekur që të helmojnë qytetarët e Tiranës. Por protestuesit jkanë të drejtë të dalin në shesh dhe të rrëzojnë këtë qeveri kriminal.

Protestuesit nuk janë ata për dhunë, por janë aty që fajtorët për grabitjen dhe kriminalizimin e vendit të vihen përpara drejtësisë. Asnjë alibi nuk mund të ketë për këto sjellje dhe dhuna i takon vetëm Ramës. Ndaj do të ketë asnjë hap pas. Nuk ka dhunë që të ndalë protestat e qytetarëve. I bëj thirrje policisë që të heq dorë nga provokimet. Ne protestojëmsepse Shqipëria nuk është e paqtë. Motoja është ajo që është motoja e të gjithë qytetarëve,: Rama ik”, deklaroi Vasili.

Berisha: Rama ka frikë nga populli, po fshihet në bunkerin e Enverit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pak orë para protestës kombëtare të opozitës, sot në orën 18:30. Në një mesazh në Facebook, Berisha shprehet se pjesëmarrja e madhe qytetare e ka tmerruar kreun e qeverisë, Edi Rama. Ai thotë se Rama po fshihet në bunkerin e ish-diktatorit, Enver Hoxha.

“Dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë kanë hyre ose po vershojne drejt Tiranes! Edvini i tmerruar nga Cunami ia mbathe nga Surreli ne bunkerin e Enverit ne Zall Herr! Frike, tmerr! Rama ik! Fitore! Sb”,- shkruan Berisha në Facebook.

“Në gjendje të rëndë shëndetësore”- Presidenti Meta viziton Sahit Dollapin tek Spitali i Traumës. Flet edhe me mjekët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar në Spitalin e Traumës, Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Meta u interesua për shëndetin e Dollapit, ndërsa ka biseduar edhe me mjekët për përmirësimin e gjendjes shëndetësore sa me parë të jetë e mundur

“Presidenti Meta vizitoi sot ne spitalin e traumës z.Sahit Dollapi i cili është në gjendje të rëndë pas dhunës se ushtruar ndaj tij nga disa efektive te policisë së shtetit. Meta u interesua për shëndetin e tij dhe bisedoi me mjeket për të garantuar përmirësimin e gjendjes sa me parë të jetë e mundur”, thanë burimet.

 

 

 

 

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 18:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...