Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi nëpërmjet një reagimi në facebook shkruan se babai i nënkryetarit të FRESSH, gjyqtari Arben Micko la në burg 20 protestues. Më tej Këlliçi vijon se asnjë gjyqtar politik nuk na ndal të luftojmë për largimin e së keqes.
Statusi i plotë
Drejtesia e Edi Rames, burg per protestuesit dhe pushtet per kriminelet!
Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues. Drejtesia e Edi Rames dha burg per ata qytetare qe protestojne per liri dhe te drejta themelore, e jep pafajesi per kriminelet, trafikantet, hajdutet e perdhunuesit.
Burg per protestuesit e unazes, asnje akuze per hajdutet e 40 milione eurove per 2km rruge te unazes.
Burg per protestuesit qe duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, asnje hetim per bleresit e votave ne bashkepunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj.
Dosja 339 dhe 184 dhe kapja politike e drejtesise i kane mbyllur Shqiperise deren e Europes. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per shqiptaret.
Asnje gjygjtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi, na shton vendosmerine ne betejen tone per Shqiperine si e gjithe Europa.
Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqiperine si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone europiane 🇦🇱🇪🇺