"Borchardt shame on you", Paloka qëndrim ndryshe nga PD

Tuesday, 14 May 2019 21:00

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga ai zyrtari partisë në lidhje me parullën e shkuar në hyrje të apartamentit ku banon ambasadori i OSBE, ku shkruhej "Borchardt shame on you".

Ndonëse PD e dënoi këtë akt dhe kërkoi nga Prokuroria të zbulojë kush janë autorët, Paloka i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, tha se deklaratat e Borchardt ishin realisht të turpshme.

Edi Paloka: PD ka mbajtur një qëndrim zyrtar dje, por unë kam një mendim ndryshe nga qëndrimi zyrtar. U shkruajt "turp" për një deklaratë që për mua ishte realisht e turpshme dhe vetë zotëria e ndryshoi pak më vonë. U akuzua opozita për dhunë kriminale dhe ndërkohë ishte sulmuar Sahit Dollapi, Tirana ishte e mbytur në gaz. Për mua ishte një thirrje për përgjegjësi. Është një popull i ngritur kundër një kryeministri, që nuk e do më, 80% nga të gjitha sondazhet, madje edhe funksionarë socialistë duan që Rama të largohet, jo se nuk e duan PS. Pra kemi një popull përballë një kryeministri që i dalin krah në mënyrë të habitshme disa ambasadorë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...