‘Shtet gangsterash’, reagon Manjani për shkrimin e Bild: Argumentet qesharake te njerëzve të Ramës

E mërkurë, 15 May 2019 10:08

E përditshmja më e madhe gjermane, Bild, publikoi një shkrim për situatën në Shqipëri, me akuza të forta ndaj qeverisjes së Edi Ramës, duke shkaktuar një valë reagimesh në Tiranë. Një nga personat e intervistuar nga gazeta gjermane ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”, tha Manjani për gazetën. Mëngjesin e sotëm, Manjani reagoi pasi disa portale e paragjykuan qëndrimin e tij për gazetën.

Ja statuasi i plotë i Manjanit

Shumë interesant konkluzioni “i njëjtë” i recituar në kor nga media të qeverisë, për shkrimin e Peter Tiede në BILD dje. Ata thonë, se shkrimi bazohet në tre fjali të miat dhe të disa të tjerëve që nuk e duan qeverinë dhe se për këtë nuk ja vlen.

Ata gjithashtu se gazetat e huaja shkruajnë atë cfarë themi e shkruajmë ne këtu. Më vjen të qesh me këtë argumentim të mjerë.

Sipas kësaj logjike del se prestigjozen gjermane BILD e kontrolloj unë…

Hahahahahahahahahahha

Duhet të kesh hall të madh të prodhosh këto fjalë e ti shesësh si argument! Tre fjali të miat në atë mori fjalësh me përmbajtje të fortë politike të autorit të shkrimit nuk janë thelbi i atij shkrimi.

Mirë është të merret seriozisht ai raport sepse e bën një media që ka ngrënë shumë koka politike në Gjermani dhe më gjerë…

Së fundi, për t’i dhënë një përgjigje konklizionit se “mediat e huaja shkruajnë atë që shkruajmë e themi ne këtu”. Po mirë more shokë e shoqe, le ta marrim si të vërtetë këtë gjë, pyetja është, përse BILD nuk ju citon juve por mua?!

E pra ju shkruani e flisni shumë më shumë se unë…

Ndaj lexojeni mirë atë shkrim, kundërshtojeni po të doni, por mos e relativizoni me argumente qesharakë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...