Vasili: Shqiptarët refuzojnë pagesën e rrugës Tiranë-Durrës

Premte, 17 May 2019 12:26

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e cilëson të papranueshme vendosjen e taksës për kalimin në rrugën Tiranë-Durrës. Në një reagim në Facebook, Vasili jep argumente se përse një taksë e tillë është vjedhje e shqiptarëve dhe nuk do të pranohet nga qytetarët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Pagese per Rrugen Tirane Durres ilegjitime ndersa refuzimi i saj legjitim. Shqiptareve u kerkojne tani te paguajne para’ per te perdorur autostraden Tirana -Durres.

Po pse akoma duhet te paguajne shqiptaret per rruget ??? Shqiptaret paguajne nga xhepat e tyre 19 miliard leke ne vit ose 160 milion euro per mirembajtjen e rrugeve.

Qeveria nuk perdor as gjysmen e ketyre parave per mirembajtjen e rrugeve. Qeveria vetem 8.2 miliard leke ose 73 milion euro perdor per te ndertuar rruge te reja.

Qeveria i shtrengon shqiptaret e varfer te paguajne karburantin me cmimin me te larte ne rajon dhe zhvat perdite para’ nga xhepat e tyre. Keto para perfundojne ne xhepat e qeverise sic tregoi skandali i Unazes se Re me plot 40 milion euro.

Qeveria ju rremben pa pushim para’ qytetareve dhe megjithate rruget nuk mbarojne,rruget e qyteteve permbyten me 10 minuta shi dhe zona te te tera Shqiperise kane rruge primitive. Ky rrembim i parave te shqiptareve prodhon krize ekstreme, varferi te skajshme dhe tension social shperthyes.

Shqiperia nuk ka nevoje per asnjeren prej ketyre. Refuzimi i pageses per Autostraden Tirane- Durres eshte legjitim sepse taksa eshte ilegjitime.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...