Shqipëria në hartën gjeopolitike të Rusisë, dhuratë e hakerave apo e RTSH?

Diel, 19 May 2019 10:33

Nga Ilir Nikolla

Nuk ishte shumë surprizë për mua lajmi se vota popullore e Shqipërisë në votimin e Eurovizionit të ditës së djeshme kishte shkuar për Rusinë. Nuk gjykoj fare juritë profesioniste, prandaj edhe s’merrem shumë me votimin e jurisë profesioniste të RTSH-së, por po analizoj të dhënën që ka shokuar opinionin publik gjatë ditës së sotme: vota popullore e shqiptarëve ka shkuar për Rusinë.

e18ba492-51fa-496b-8186-3e1985226244.jpg

Si ka ndodhur kjo?

Në fakt kjo ndodh rregullisht prej shumë vitesh, edhe pse jo në mënyrë kaq fshikulluese si vota për Rusinë e këtij viti. Ka ndodhur që kemi votuar rregullisht për Greqinë, edhe kur këngët e saj kanë qenë beterr, por ua kemi veshur afiliacioneve tona me vendin fqinj si dhe pranisë së fortë të biznesit grek dhe popullsisë greqishfolëse brenda kufijve të shtetit tonë. Ka ndodhur edhe që kemi votuar në vend të dytë për Serbinë dhe e kemi mbytur zhurmën me votën “politikisht korrekte” të shqiptarëve, përkundër sjelljes raciste të serbëve. Gjithë këto vite kemi patur vota thuajse lumë për Ukrainën, Armeninë, Bjellorusinë një herë, bile një herë ka pasur një votë të rëndësishme popullore edhe për Sllovakinë e Rumaninë.

Për Ukrainën u justifikuam se shqiptarët pëlqyen fizikun e Rusllanës, kur votuam për Rusinë në vend të dytë (vota popullore gjithmonë) u justifikuam se babushkajat (gjyshet ruse) ishin shumë simpatike.

Të gjitha justifikime.

Këtë herë është hapur dhe qartë: Vota popullore e Shqipërisë ka shkuar për Rusinë, edhe pse qëkur u hap Eurovizioni drejt Lindjes ish-komuniste, kjo votë ka qenë mirëfilli politike, apo në daçi gjeopolitike. Dhe prej disa vitesh, kjo votë popullore veç nga Shqipëria s’po rezulton si e tillë.

Shpjegimi është shumë i thjeshtë: kampioni i votave telefonike që shkojnë në call-centerin e thirrur nga RTSH është shumë i ulët. Të dhënat janë konfidenciale, por meqenëse kam qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH-së për shumë vite, e di nga herët e shkuara, kur analizonim “aksidentet” e lartpërmendura, se këto telefonata nuk e kalonin numrin 1 mijë.

Atëhere llogaria del e qartë. Në një shifër aq të ulët, një ndërhyrje e pilotuar e Rusisë, e cila merret shumë me këtë farë gjeopolitike mund të rrisë renditjen e saj nga ta zëmë një vend i 10 i merituar në vend të dytë me veç 300 telefonata me urdhër. Sivjet u synua më lart, ndoshta se kampioni i telefonatave mund të ketë qenë edhe më i ulët sesa ai i viteve të shkuara.

Zgjidhjet janë të thjeshta dhe janë aty. Janë përmendur edhe herë të shkuara. Nëse nuk arrihet të organizohet një votim i vërtetë popullor, pra që të sigurohen mbi 10 mijë telefonata, më mirë të hiqet dorë hëpërhë nga ky tip votimi dhe Shqipëria t’i japë votat e saj 100 % nga vota e jurisë profesioniste. Por s’ka se si të shkohet tek ky votim kaq popullor, kur RTSH s’merr përsipër që koston e telefonatës t’a marrë vetë përsipër, por e lë në stadin e kostove rozë, pra 100 lekë plus tvsh. Merret vesh se edhe audienca e natës finale mund të ketë luajtur disi rol negativ, por meqenëse Eurosong-un s’e bëjmë dot në Shqipëri më popullor sesa është, duhet që RTSH-ja të marrë përsipër të kufizojë dëmet e imazhit që na shkaktohen nga ky tip votimi.

Herë tjetër të hiqet dorë nga votimi popullor, ose do të bëhemi bedeli gjeopolitik i Eurovizionit, të cilin mund ta marrë me qira secili call-center që garanton 300 telefonata falas në numrin përkatës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...