Si po e shfrytëzon propaganda serbe, budallallikun shqiptar: 'Me gëzof humanitar, me tru terroristeje!'

Diel, 19 May 2019 12:36

Gazeta «Blic» e Beogradit shkruan se Flora Brovina e ka takuar Bin Ladenin në Tiranë në vitin 1995. Përse të mos shpifë fletushka serbe kur edhe vetë Hashim Thaçi vitin e kaluar e akuzonte Sali Berishën se e ka strehuar Bin Ladenin? «Blic» e plotëson rrenën e Thaçit duke thënë se edhe Hashim Thaçi ka qenë në takim me Bin Ladenin. Plus Ramush Haradinaj.

Nga Enver Robelli

Aksioni i marrë i deputetes së PDK-së, Flora Brovina, me fotografinë që gjoja tregonte dhunimin e një gruaje shqiptare nga pjesëtarë të forcave serbe, është pritur me duartrokitje nga mediat serbe, të cilat e kanë shfrytëzuar rastin të intensifikojnë propagandën e ndyrë antishqiptare. «Me gëzof humanitar, me tru të terroristes» – kështu e titullon gazeta «Blic» e Beogradit një shkrim mbi Flora Brovinën. Pastaj në titullin e gjatë paralajmërohet se gjurmët e saj shkojnë deri te Bin Ladeni. Emri i Bin Ladenit shkruhet me shkronja të mëdha

«Para 24 vitesh, më 1995, Osama Bin Ladeni, atëbotë pothuaj i panjohur për opinionin botëror, qëndroi në Shqipëri, në rezidencën e kryetarit të atëhershëm, e më vonë kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Në takimin sekret morën pjesë atëbotë 27-vjeçari Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, më vonë njëri u bë luftëtar, tjetri lider politik i UÇK-së. Në atë takim mori pjesë edhe mjekia Flora Brovina», shkruan, pardon gënjen gazeta serbe «Blic».

Për këtë takim kjo paçavure gazetareske nuk ofron asnjë dëshmi. Shpifjen e rrumbullakon me këtë konstatim: «Sipas informatave të paverifikuara Osama Bin Laden solli një shumë të konsiderueshme të parave për luftën e islamit radikal në territorin e Europës». Kur një gazetë serbe shkruan në bazë të «informatave të paverifikuara», atëherë është e qartë se bëhet fjalë për një grumbull shkronjash të renditura në zyrat e shërbimeve sekrete.

Propaganda serbe nuk është edhe aq befasuese, fundja shtypi serb e ka bërë viktimë të shqiptarëve Gjorgje Martinoviqin, i cili si zyrtar i Shtëpisë së Armatës në Gjilan në vitin 1985 mori një shishe të birrës, shkoi te një arë në fshatin Shillovë, hoqi pantallonat dhe filloi një eksperiment homoseksual. Eksperimenti i dështoi, shishja u thye dhe ai u përgjak. Piktori nacionalist serb Miça Popoviq e ka krahasuar Martinoviqin me Jezu Krishtin. Piktura e Popoviqit mban titullin: «Raspece dorda Martinovica».

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...