Kancelari austriak Kurz dhe kryeministri Rama, dy standarte të ndryshme

Diel, 19 May 2019 20:13

Në Shqipëri ka muaj përplasje, bile edhe të dhunshme, për afera korruptive dhe dosjet e prokurorisë ku dalin përgjime për blerje votash me krimin e organizuar nga ana e palës qeveritare PS. Doli skandali i 40 milion eurove me kompani fallso, e vertetuar publikisht dhe e pranuar nga halli edhe nga kryeministri dhe nuk ka asnjë reagim.

Opozita shqiptare kërkon thjesht një gjë: Zgjedhje korrekte me një qeveri zgjedhore, por pa kryeministër Edi Rama dhe më pas kush t’i fitojë zgjedhjet, le ti japin dorën njeri tjetrit. Kryeministri Rama nuk pranon, ndonëse ka dosje, video, përgjime, dokumenta, etj se qeveria ka zhytur duart në krim dhe me krimin e organizuar.

Në Austri ndodhi në pak orë ajo që në Shqipëri ka muaj që nuk po ndodh. Atje kryeministri (kancelari) Kurz dha dorëheqjen se zëvëndësi i tij, i një partie tjetër, u kap me video përgjim. Sipas logjikës së Edi Ramës videot dhe përgjimet nuk kanë efekt ligjor, por në Austri ka efekt moral dhe politik.

Qeveria austrika ra dhe po shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm për atë video!

Por çfarë ka ndodhur në Austri?

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka vendosur të prishë koalicionin me partinë populise të djathtë FPO. Ai këtë vendim ia ka komunikuar edhe presidentit të vendit Alexander Van der Bellen, nga i cili ka kërkuar zgjedhje të reja, “në një kohë sa më të shpejtë të mundur”. Sebastian Kurz pas publikimit të skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, i cili i ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje. Kurz tha se pas një video të këtillë, koalicioni nuk mund të vazhdojë.

“Pas publikimit të videos më duhet të them: Mjaft më!”, tha Kurz para gazetarëve. Strache kishte premtuar gjatë fushatës së kaluar parazgjedhore se do t’u bënte favore sipërmarrjeve ruse, nëse ata e ndihmojnë në fushatë, që Kurz e ka komentuar si një përpjekje për shpërdorimin e parave të taksapaguesve austriakë.

Presidenti Van der Bellen foli pas publikimit të videos për një veprim të turpshëm dhe veprim të papërgjegjshëm të autoriteteve austriake. Ai tha se kjo nuk do të pranohen dhe se mirëbesimi duhet të kthehet tek qytetarët, e kjo mund të bëhet vetëm me zgjedhje të reja. Pritet që ai së shpejti të caktojë datë e zgjedhjeve të reja. Njëkohësisht krerët e partisë FPÖ duhet të japin shpjegime të hollësisht për akuzat.

Para zyrës së kancelarit menjëherë pas publikimit të videos janë mbledhur rreth 7000 qytetarë të cilët kanë kërkuar përfundimin e mandatit të qeverisë së Kurzit, e cila është zgjedhur para një viti e gjysmë, në dhjetor të vitit 2017.

Pra kjo është historia e një video austriake, ndërsa në Tiranë po bëhet nami me gaz lotësjellës, dajak, arrestime, presion etj kur ka jo vetëm video apo përgjime nga media, por ato janë në prokurori dhe nuk hetohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...