Berisha: Denoncohet nga qytetari dixhital Lute Credit!

Hënë, 20 May 2019 19:44

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili denoncon Lute Credit, kompani dhëniesh kredish, e cila sipas qytetarit merr në qafë njerëzit.

Postimi i plotë

Denoncohet nga qytetari dixhital Lute Credit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Kohet e fundit eshte hapur nje institucion financiar qe quhet Lute credit ku cdo person mund te marr per 10 min nje shum lekesh,por nje mikut tim i ndodhi nje fatkeqesi familjare dhe nuk pati mundesi ta shlyente per nje muaj,dhe kesti qe paguante ju be dy fish dhe me gjob ,i shkreti merr nje rrog 250 mij lekesh ,tani ka per te paguar 3 milion lek per mos korrektesi ,kjo po merr ne qaf shum te rinj dhe te reja ,ai ska buk te haj ata i kerkojn te paguaj 3 milion lek ,dhe po ndiqet penalisht se kjo lute credit ja ben mendje njerezve dhall,nga mbin kto nje zot e di , ,ishalla zot i madh te na zhduket ky kryekriminel hajduti ,

Login to post comments