Presidenti Meta në iftarin e Kryegjyshatës Bektashiane, uron Baba Mondin për 60-vjetorin

Hënë, 20 May 2019 21:03

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në darkën e iftarit, të organizuar nmga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Sipas kreut të shtetit, ‘pjesëmarrja në një sofër gjithëpërfshirëse të iftarit, nuk është vetëm shenjë respekti ndaj besimit në Zot, por dhe një mundësi për të përjetuar e ndarë së bashku vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore’.

Por darka e iftarit përkon edhe me 60-vjetorin e lindjes së kryegjyshit, Haxhi Baba Edmond Brahimajt, ndaj dhe nuk mungon urimi i presidentit për të.

Ja çfarë shkruan presidenti Meta:

“I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Pjesëmarrja në një sofër gjithëpërfshirëse të iftarit, nuk është vetëm shenjë respekti ndaj besimit në Zot, por dhe një mundësi për të përjetuar e ndarë së bashku vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore.

I lumtur t’i uroja dhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësisë së Tij Haxhi Baba Edmond Brahimajt: “Gëzuar 60-vjetorin e lindjes!”, që këtë vit përkoi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Agjerim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët!”

Login to post comments