Denoncimi/ Berisha: Drejtori i Postës Shqiptare akuzohet për vjedhje me tendera!

Hënë, 20 May 2019 21:40

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon vjedhjet në Postën Shqiptare.

Postimi i plotë

Drejtori i Postes Shqiptare akuzohet per vjedhje me tendera! sb

Pershendetje Doktor.

Jam nje punonjes i Postes Shqipetare. Drejtori i Postes Shqipetare Laert Duraj po ben vjedhjen e rradhes. Aktualisht eshte shpallur ne APP nje njoftim per marrjen me qiera te disa furgonave dhe te disa motorcikletave per nje afat 4 vjecar. Vlera e shpallur pa TVSH eshte 1 miliarde leke. Teorikisht me TVSH shkon afro 1.000.000 Eur.

Nga Specifikimet qe kane bere eshte paracaktuar fituesi. Kete e them me bindje duke pare Pronaret e Koncesionareve duke ardhur dite per dite ne zyrat tona si te jene ata punonjes e jo ne. Do doja shume qe ti jepnit mesazhin e duhur ketyre njerezve qe nuk ngopen duke na grabitur ne cdo menyre te mundeshme. Tenderin e larte permendur mund ta gjeni shume kollaj ne APP dhe mjafton nje studim i vogel tregu dhe kuptohet qartazi qe po bejne nje vjedhje te mire menduar. Po te benin nje blerje normale. Duke e lene proceduren te fitonte ai qe jep oferten me te ulet sipas rreguave te APP minimalisht do ishin kursyer 500.000 euro. Anonim ju lutem Doktor. Faleminderit.

Login to post comments