Mashtrimi i Ramës/ E vërteta se pse policia e BE-së vjen në Shqipëri

Tuesday, 21 May 2019 12:31

Agjencia Europian e Mbrojtjes së Kufijve Frontex nga dita e sotme ka nisur patrullime për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë. E krijuar nga BE-ja si forcë mbështetëse për policitë e vendeve anëtare me qëllim koordinimin sa më të mirë të punës dhe dërgimin e njësive mbështetëse, FRONTEX ka për mision të saj ruajtjen e kufijve të unionit.

Ardhja e këtij misioni në Shqipëri në fakt nuk është arritje, e as plotësim të kushteve të qeverisë së Edi Ramës, por është një dështim total në monitorimin dhe kontrollin e kufijve të Shqipërisë. Është e kundërta e asaj që Edi Rama mundohet të shesë sot, si një arritje në rrugën drejt BE-së. Në fakt është një dështim i plotë i strukturave shtetërore dhe  i Policisë së Shtetit që ka për detyrë mbrojtjen e kufijve.

Frontex ka për mision të tij: Kontrollin e kufijve, Sekuestrimin e armëve

Sekuestrimin e drogës, Luftë krimit ndërkufitar, Zbulim i dokumenteve false, Bllokim i mallrave kontrabandë

Zbulimi i automjeteve të vjedhura, Zbulimi i trafikantëve të qenieve njerëzore

Këto janë të gjitha detyrat që nuk realizon dot qeveria e Edi Ramës dhe Bashkimi Evropian është detyruar që të sjellë në Shqipëri policët e tij, për të kontrolluar kufirin tonë, me qëllim ndalimin e trafiqeve drejt BE-së.

Login to post comments