Konferenca për ‘Sfidat e Sigurisë në Ballkan’… marrin pjesë Meta, Nishani dhe Jahjaga

Tuesday, 21 May 2019 13:38

Shoqata George C. Marshall Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall Center për Studime të Sigurisë në Garmisch, dhe në bashkëpunim me Albanian Policy Center dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë organizojnë në datën 22 maj 2019 ora 09:00 – 11:00 një konferencë ndërkomëtare me titull “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

Në këtë konferencë do të jënë pjesmarrës edhe Presideneti i Republikës Ilir Meta dhe ish presidenti Nishani. Do të marrë pjesë edhe ish Presidentija e Kosovës Atifeta Jahjaga.

Konferenca do të fokusohet tek sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në arkitekturën euro-atlantike të rajonit tonë. Ky forum do të analizojë kërcënimet e jashtme dhe të brendëshme në rajon, integrimin në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO.

 

Ja njofitimi i plotë:

Press Release

_________________________

SFIDAT E SIGURISË NË BALLAKAN DHE ROLI I AKTORËVE TË JASHTËM NË KOHËN E INTEGRIMIT EUROATLANTIK

Shoqata George C. Marshall Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall Center për Studime të Sigurisë në Garmisch, dhe në bashkëpunim me Albanian Policy Center dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë organizojnë në datën 22 maj 2019 ora 09:00 – 11:00 një konferencë ndërkomëtare me titull “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

Konferenca do të fokusohet tek sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në arkitekturën euro-atlantike të rajonit tonë. Ky forum do të analizojë kërcënimet e jashtme dhe të brendëshme në rajon, integrimin në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO.

Ruajtja e stabilitetit në rajon nëpërmjet reformave dhe konsolidimit të rendit demokratik dhe kushtetues, forcimit të institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës, zgjerimi i BE-së dhe rëndësia që ka një Ballkan stabil dhe i sigurt për Europën, mbyllja e çështjeve të hapura në rajon dhe ndikimi i aktorëve të jashtëm duke gjetur një terren të përshtatshëm të demokracive jo-funksionale dhe tranzicionit të tejzgjatur, janë disa nga çështjet që do të trajtohen gjatë punimeve të kësaj konference.

Ju lutem gjeni bashkelidhur axhendën e konferencës.

George C. Marshall Center Alumni – Albania

Qendra Europiane George C. Marshall për Studime të Sigurisë

Albanian Policy Center

22 maj 2019

Hotel Tirana International

09:00 – 09:30 Rregjistrimi i pjesëmarrësve

09:30 – Fjala hapëse Znj. Edith Harxhi,

Kryetare në detyrë e Shoqatës së Qendrës Marshall Shqipëri dhe

Drejtore Ekzekutive e Albanian Policy Center

09:30 - 11:00 Session 1: Sfidat e Sigurisë në Ballkan në kohën e Integrimit Euro-Atlantik

Shkëlqesia e Tij Z. Ilir Meta

President i Republikës së Shqipërisë

Dr. Andreë Michta,

Dekani Qendrës Europiane George C. Marshall për Studime të Sigurisë

Znj. Olta Xhacka,

Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë

Shkëlqesia e Saj Znj. Susanne Schütz,

Ambasadore  e Republikës Federale të Gjermanisë

CDR James Hilton,

Përfaqësuesi ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Shkëlqesia e Saj Znj. Atifete Jahjaga

Ish-Presidente e Republikës së Kosovës

Shkëlqesia e Tij Z. Bujar Nishani

Ish President i Republikës së Shqipërisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...