Dhuna/ Paloka: Po të mos ishim ne protesta merrte tjetër rrugë

E Enjte, 23 May 2019 18:31

Ndërsa të shtunën e 25 Majit opozita pritet të protestojë sërish, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se kjo është e vetmja rrugë që ju ka mbetur për të kërkuar largimin e Ramës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Paloka i quan “lojëra para ndërkombëtarëve” letrat për dialog, që Rama i ka dërguar sëfundi Bashës.

“Letrat, Rama i ka një nga ato lojërat e tija të zakonshme që përpiqet t’ju thotë ndërkombëtarëve se unë jam gati për dialog, se shqiptarët e dinë mirë sa është. Me atë që ndodhi sot në KQZ ai e tregoi se çfarë qëllimi ka: Të manipulojë edhe këto zgjedhje, ndonëse pa opozitën”,- tha Paloka.

Demokrati theksoi se rruga që ata kanë zgjedhur nuk vjen si pasojë e frikës që kanë nga reforma në drejtësi, apo nga ngritja e SPAK. Paloka tha se është pro këtyre institucioneve, por se ato duhet të jenë të pakapura nga Rama.

Janë bërë disa reforma tani, ajo që u nis që e votuam 140 deputetë është edhe ajo qe vazhdoi pastaj nën qeerinë e Ramës. E shihni si kemi ngelur pa gjykata. Kemi qënë ne ata që i kemi kërkuar të ngrihen sa më shpejt këto institucione. Po tani s’ke as reformë as drejtësi. Reforma siç po bëhet është një nga pasojat e këtij individi që drejton sot. I vetmi që e shkatërroi reformën në drejtësi është ai njeri. Ajo reformë sot ka degjeneruar në një pikë të tillë, sa është kapur nga njerëzit e Ramës. Ai vetting i famshëm për dy të bardhë, thotë njëri është i bardhë dhe tjetri i zi, ndërsa për dy të zinj, njëri i zi e tjetri i bardhë. Ne e kemi bërë të qartë që s’mund të ketë dialog me Ramën kryeminisër. Vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mendon ai. Nëse është kaq i fuqishëm dhe e do vendin kaq shumë sa thotë, të bëjë gjysmën e asaj që bëri kancelari austriak. Të gjithë ne kërkojmë që të ketë një qeveri teknike, që t’i hapë rrugë ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- vijoi ai.

Paloka iu dha një mesazh edhe kritikëve ndaj akteve të dhunës në protestat opozitare. Ai u shpreh se po të mos ishte politika në mes, populli do rebelohej akoma edhe më shumë.

“Presim që të shtunën pjesëmarrja të jetë më e madhe se herët e tjera. Është thënë shpesh kontrollohuni, mos bëni dhunë, por kushdo që e thotë le të kuptojë një gjë: Që po të mos ishin partitë protestat do merrnin tjetër rrugë. Qytetarët do shfrynin dufin në çfarëdolloj mënyre. Ata që bëjnë thirrje le të kuptojnë që protestuesitjanë njerëz që Rama u ka marrë jetën dhe se nuk kanë çfarë humbasin. Jemi ne që i mbajmë ata të mos përshkallëzojnë situatën”,- shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...