Pas publikimit të lajmit se, një pemë në autostradën Tiranë-Durrës kushton 5500 euro, vjen edhe reagimi pikant i Genc Sejkos, shqiptari nga Londra që njihet edhe si “mjeshtri i memeve”.
Sipas tij, me këto shifra kryetari i baskisë së Tiranës i bie të fitojë më shumë se ylli i futbollit Cristiano Ronaldo.
“5500 euro për një pishë! Normal që punon Erion Veliaj sepse është duke fituar më shumë se Ronaldo”, shkruan Genc Sejko në postimin e tij.