Postuar nga Tritan Shehu:
Mbi 2200 protestues nga Qarku i Gjirokastres jane ne udhetim aktualisht drejt Tiranes.
Deshtuan perpjekjet per te penguar kete pjesemarje masive, deshtuan presionet e realizuar nga shteti, deshtuan veshtiresite arbitrare te krijuara edhe per levizjen e autobuzeve,
Sic ishte parashikuar dhe deklaruar Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Dropulli, Libohova, Kelcyra e Permeti do te paraqiten ne protesten e sotme me nje pjesemarje masive, me te madhen e deri me sot.
Per kete pjesemarje te larte si qendrese e fuqishme kunder varferise, pa punesise, autokracise, arrogances qeverisese, me besim te pa tundur ne demokraci, vlerat tona Europiane e Perendimore etj, perfitoj nga rasti per te falenderuar jo vetem ata qe jane ne udhetim, por te gjithe mbeshtetesit tane, te gjithe banoret e repektuar te atij Qarku.
I shpreh mirenjohjen antareve te PD aty, drejuesve te seksioneve, grup seksione, kryesive te degeve e kryetareve te tyre.