Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka komentuar letrat që kryeministri Edi Rama i ka dërguar kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Në një status në Facebook, Berisha thotë se Rama nuk duhet të lodhet më duke shkruar, pasi edhe interesi për t’i lexuar ka rënë, dhe jo më për t’ju përgjigjur.
‘Letra e 1,2,3,4 ….. Mos u lodh se as nuk t’i lexon me njeri jo me te pergjigjet”-shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, kryeministri Rama i dërgoi letrën e katërt publike kryedemokratit Basha, ku i tha në mënyrë të prerë se nuk do të dorëhiqet.
Basha iu përgjigj letrës së dytë të Ramës, ku i thoshte se në këtë situatë ku ndodhet vendi, nuk ka më dialog me të, por vetëm me popullin.