Opozita ka nisur protestën e saj të radhës sërish në Tiranë. Mbështetësit e saj protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Ata kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie transitore që do të mund të zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.