Në nisje të marshimit të saj drejt kryeministrisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se, pjesëmarrja në protestë është masive, ndërsa shtoi se sot jemi më evropianë se kurrë.
“Pjesëmarrje masive. Me ato qindra e mijëra shqiptarë të protestojmë edhe për gjithëa ta socialistë, policë që mbrojnë krimin dhe për administratën e kërcënuar që nuk mund të jenë aty. Jemi aty për të treguar se jemi qytetarë, dhe që jemi shqiptarë që duam vendin. Sot më shumë kurrë tregojmë se jemi vërtetë evropianë”, deklaroi Kryemadhi.
Më tej, Kryemadhi apeloi te qytetarët që të shmangin provokimet: "Rama ka ikur dhe nuk do të jetë më. Dhuna i shton jetën atij".