Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet në Prishtinë dhe sot ka vizituar Kishën Konkatedrale "Shën Nënë Tereza".
Në një postim në facebook Meta shprehu urimet për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës.
“I lumtur të vizitoja sot Kishën Konkatedrale "Shën Nënë Tereza" në Prishtinë, për të ndarë urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës.
Përgëzimet më të ngrohta Ipeshkvit të Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji dhe mbarë popullit të Kosovës.
Falënderime Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë për përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme e të veçantë ndaj kombit shqiptar”, shkruan Presidenti Meta.