Vasili: Qeveria humbi 140 mln euro nga gjyqi i Becchettit

E mërkurë, 29 May 2019 12:00

Numri dy i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat, u shpreh se qeveria vjedh e grabit shqiptarët përditë. Vasili përmendi faktin se qeveria ka humbur gjyqin me Becchetin, duke u detyruar që t’i kthejë atij 140 milionë euro, Ai shtoi se ndërsa hajdutët në Rinas vjedhin me maska, kjo qeveri grabit me hajdutë në pushtet.

“Qeveria ka humbur 140 milionë euro në gjyq me Beccettin. Këto janë para të taksapaguesve shqiptarë që shpërdorohen në mënyrë skandaloze. Kjo qeveri nuk ka bërë publike gjyqin me Becchettin. Ky është një skandal i madh financuar, që po rrënon ekonominë shqiptare. Ne do të informojmë partnerët ekonomikë të Shqipërisë për këtë grabitje të madhe shtetërore. Kjo qeveri e ka ”traditë” vjedhjen e grabitjen në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Qeveria e nisi grabitjen me skandalin te Unaza dhe e përfundoi me kompensimin financiar që i detyrohet Becchetit. Kjo qeverisje me Edi Ramën në krye vetëm prodhon skandale përditë. Të nderuar qytetarë jemi përpara situatën kur grabitësit e Rinasit janë me maska, ndërsa hajdutët në qeveri janë pa maska, por vjedhin hapur në sytë e botës. Këtë lloj turpi ne nuk duhet ta pranojmë”, tha Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...