'Qesharak komplet'/ Manjani-Ramës: Si u hapkan negociatat duke mbyllur gojën, kur vendi zien në krim e drogë?!

E mërkurë, 29 May 2019 18:22

Në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca kryeministri Edi Rama tha se vendimtar për çeljen e negociatave pritet të jetë vendimi i Këshillit të Euopës, por në këtë pikë, ai e kaloi topin në fushën e opozitës.

Rama tha se është ekuacion i panjohur ajo se çfarë do të bëjë opozita, pasi nëse do ta dinin Shqipërisë do t’i hapeshin negociatat 100% brenda vitit.

Por qëndrimit të kryeministrit i është përgjigjur ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nën titullin “çështje që kryeministri duhet ti sqarojë me veten si fillim”, Manjani, ndër të tjera, pyet: Si u hapkan negociatat duke mbyllur gojën, kur vendi zien në krim e drogë?!

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Çështje që Kryeministri duhet ti sqarojë me veten si fillim.

Kryeministri, me rastin e marrjes së përsëritur të vendimit pa vlerë të hapjes së negociatave shpalosi edhe njëherë përmbledhtas kontradiktat me të cilat Ai bën politikë.

1. Shqipëria ka bërë progres në reforma, pavarësisht faktit (jo atë që thotë kritika) se vendi është pa Gjykata. 
Cila reformë na paska dhënë kaq sukses?! Koncensionet apo pastrimi i parave në ndërtime masive?! Cili nga të mbrojturit prej Tij u hetua, gjykua dhe dënua?! (Flas për ato që ja kërkon prej kohësh perëndimi).

2. Lulzim Basha duhet duhet të heqë dorë nga protestat, të marrë pjesë në zgjedhje, por zgjedhjet nuk shtyhen e madje as komisionerët e PD e LSI nuk pranohen.

Për çfarë e do dialogun atëhere?! Të protestosh për demokraci, të bën anti-shqipëri?! Të plotësosh detyrimet ligjore për të dërguar komisionerë, quhet herezi?!

Po Ai bëri grevë urie në 2009, kur pritej liberalizimi i vizave, e vetmja gjë që po i shijojmë BE-së...

Si u hapkan negociatat duke mbyllur gojën, kur vendi zien në krim e drogë?!

3. Kushtetuta nuk e lejon të shtyjë zgjedhjet, por kur Presidenti thotë se është gati Ai thotë:Jo s'du!

Pra kush nuk lejon gjetjen e zgjidhjes politike, Ai apo Kushtetuta?! 
Ç'e pengon Kryeministrin të ndjekë modelin Kurz, Tzipras, apo edhe Gruevski e Vuçiç?!

4. Protestat e opozitës nuk janë të popullit. Kjo është teoria më gjigande e Ti.

Duhet ta ndajë njëherë e mirë dilemën: opozita është pjesë e popullit apo gjithë ai popull që proteston pa u lodhur është një opozitë e madhe! 
Reklamë më të madhe për një opozitë sesa kjo që bën Kryeministri nuk ka!

Si ka mundësi që e mendon "të shkrirë" këtë opozitë që,megjithse "nuk është popull" arrin ta shqetësojë Kryeministrin, i cili popullin e di platformë dixhitale e Shqipërisë që do...!

5. Kryeministri mendon se i meriton negociatat (a thua se i ka për shtëpinë e vet), por Europa politike nuk është dakort.

Po kë përpiqet të bindë ky, nëse nuk bind Europën politike?! Është Kryeministër apo fondacion ky njeri?!

Nëse me Reformat (në fakt anti reformat) e Hahn e Mogherinit nuk bindin dot Europën Politike, kujt i ankohen këta të gjithë?!

Çfaj ka Shqipëria, përfshi dhe opozitën, e cila i dha mbështje me deri në irracionalitet çdo pisllëku që u shit si reformë?!

Çfaj ka Shqipëria, që ndërkombëtarisht u detyrua të gëlltisë edhe njëherë turpin e të ecurit në rrugë të pashkelura, kur shpikjet u qujtën reforma unike nga Lu e Vllahutin?!

Hapini pra ato negociata,pse s'bëni?! Shqipëria bëri ç'i thatë ju.

5. Më në fund, na janë hapur prap negociatat që na u hapen vitin që shkoi?!

A na u hapën, u hapën e na u mbyllën apo nuk na janë hapur ende?!

E këshilloj ta ndajë mendjen se i ka rënë llogjika e komunikimit publik përtokë.

Qesharak komplet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...