Negociatat Shqipëri - BE, Gjermania ende pa opinion zyrtar: Do ta shqyrtojë me hollësi

E mërkurë, 29 May 2019 20:04

Qeveria gjermane ende nuk ka krijuar një opinon unik për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nërsa ministri socialdemokrat i Evropës, Michael Roth, rekomandon qartazi çejen e negociatave, kabineti i kancelares Angela Merkel pret progres-raportet që ta shqyrtojë me hollësi vendimin e komisionit.

E pyetur në konferencën e rregullt për shtyp nga DW për këtë çështje zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane Martina Fietz tha, se "do ta analizojmë me kujdes dhe pastaj do të shohim se cilat janë konkluzionet operative që do të ndërmarrim”.

Por sikurse i ka deklaruar agjencisë gjermane të lajmeve DPA, kryetari i komisionit të Bundestagut për Europën, deputeti kristiandemokrat Gunther Krichbaum, nga ana e unionit konservator "mund të jetë tetor kur të merret një vendim". Sipas tij "sigurisht që s'pritet gjë" me një votë pozitive të 28 vendeve anëtare në mes të qershorit.

Në prag të publikimit të progres-raporteve të Komisionit të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanin Perëndimor, ministri gjerman i shtetit, Michael Roth, i është drejtuar opinonit të sotëm gjerman me një koment të botuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Michael Roth, i cili është edhe vetë deputet socialdemokrat, por edhe përgjegjës për politikën gjermane në Bashkimin Evropian, ka përsëritur kërkesën për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pjesën për Shqipërinë, ministri shtetit thotë se "në vështrim të parë situata mund të duket më e komplikuar. Por arsyeja është sepse opozita ia del vazhdimisht që të prodhojë tablo dramatike – në vend që të garojë me qeverinë me ide konstruktive në parlament, të cilin për momentin e bojkoton.” Roth tërheq vëmendjen se : "Kjo politikë e papërgjegjshme penguese nuk duhet të fshehë atë që ka arritur vendi.” Duke përmendur këtu reformën e drejtsësië, bashkëpunimin e suksesshëm të organeve shqiptare të sigurisë, me partnerët gjermanë, austriakë dhe italinë si edhe rishtazi me agjencinë kufitare të BE-së, Frontex.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...