Ndërkohë që në Shqipëri, mazhoranca feston rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave, nga Gjermania vijojnë të vijnë lajme jo të mira.
Kryetari i Komisionit Çeshtje të BE-së, Gunther Krichbaum (CDU) është i prerë, kur pyetet nëse partia e tij do votoje per hapjen e negociatave për Shqipërinë: “Do të jetë muaji Tëtor, kur ne do të marrin një vendim”, shprehet ai për tagesschau.de.
Në të njëjtën linjë është edhe deputeti i CSU-së, Makus Flober, njëherë anëtar i Parlamentit Europian. “Për momentin, as BE as ndonjë nga vendet e Ballkanit nuk janë të përgatitur për t’u bashkuar me BE”, paralajmëron ai.
Mesazh i qartë erdhi edhe nga zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU / CSU, Johann David Wadephul që theksoi se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga pesë kriteret për çeljen e negociatave, vendim që pritet të merret në Tetor.
Nëse Ministrat e Jashtëm të BE-së, votojnë kundër dhe për Maqedoninë e Veriut pro, atëherë Shqipëria dhe rrezikon të bashkohet me grupin e vendeve të Kosovës dhe Bosnjës.