Rast flagrant korrupsioni në drejtorinë e Tatimeve Tiranë.
Kështu shprehet punonjësi i këtij institucioni, i cili ka zgjedhur ta bëjë publik denoncimin e tij përmes profilit në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha.
Sipas tij, 11 punonjës të Tatimeve në Tiranë kanë përfituar rreth 30 milionë lekë dieta në mënyrë joligjore. Ai shton se gjatë kësaj periudhe drejtor ka qenë Adrian Shehu, kunati i deputetit socialist Ulsi Manja.
“Ja si vjedhin dhe me dieta narkotatimorët”, shkruan ish kryeministri, ndërsa shton më pas denoncimin e qytetarit.
“Përshëndetje doktor! Dua të denoncoj një rast korruptiv në drejtorine rajonale tatimore Tiranë, si më poshtë: 11 punonjëse (femra) të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në kohën kur ishte drejtor Adrian Shehu (kunati i Ulsi Manjës) në periudhën nëntor-dhjetor 2018. Punonjëset e mësipërme kanë përfituardieta shërbimi në mënyrë të padrejtë me vlerën rreth 3 milionë lekë të reja, gjoja për monitorim në rrethin e Korçës. Do doja të mbetesha anonimat,flm”.