Vasili: BE në Tiranë fshehu kushtet e Brukselit për Shqipërinë

E Enjte, 30 May 2019 20:49

Nga Petrit Vasili –
BE ne Tirane teper larg realitetit dhe te vertetave tronditese në Shqiperi!!

BE ne Tirane ka adaptuar per fat te keq te njejten strukture politike dhe mediatike komunikimi si ajo e Rilindjes.

Shqiptaret kerkojne transparence, identifikim te pergjegjesive te qeverise dhe paanshmeri lidhur me procesin e integrimit europian dhe moshapjen e negociatave me gjithe rekomandimet pozitive te njepasnjeshme.
Sot fale transparences se se vazhdueshme te deputeteve gjermane mesuam per Kushtet e vena Shqiperise për hapjen e negociatave në mbledhjen e Ministrave te Jashtem te BE ne 26 qershor 2018.

BE në Tiranë i ka fshehur keto Kushte kaq thelbesore dhe te qarta nuk e ka vend kurre theksin ne to. Ajo thjesht eshte mjaftuar me promovimin bajat te reformes ne drejtesi duke mbyllur syte përpara kapjes së qartë të saj nga qeveria dhe implementimit antikushtetues te saj e me dy standarte duke filluar qe nga Vetingu.

BE ne Tirane edhe keto dite po shperndan pa kursim fishekzjarre propagandistike dhe elozhe dizgustoze te nje matrice rilindase te qarte, ne nje moment kur deshtimi i hapjes se negociatave kerkon seriozitet dhe venien e gishtit ne plage e ku qeveria eshte shkaku vendimtar i ketij deshtimi.

Te nderuar miq lexoni me poshte deklaraten e sotme te z.Wadephul keshtu do te keni te qarte te vertetat ndersa propaganden boshe le tja leme Edi Rames dhe kujtdo….. qe mbeshtet ate

Zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul deklaroi sot qarte:

– “Sipas një analize fillestare Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018.”

Wadephul shprehet konkretisht se: “Mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”.

-“Nuk janë krijuar ende as organi i posaçëm antikorrupsion e as Byroja kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak procedura gjyqësore për raste korrupsioni të nivelit të lartë dhe asnjë dënim. Kjo ishte një nga kërkesat e ministrave të jashtëm të BE-së, në qershor të vitit 2018”.

– “Nuk është hapur asnjë proces gjyqësor kundër politikanëve dhe kriminelëve, që në fillim të vitit dolën se kishin të bënin me blerjen e votave”.

-“Mospërfundimi i ligjit zgjedhor, një kusht ky i vënë nga ministrat e jashtëm një vit më parë”.

Wadephul thekson se: “Shqipërisë i duhet edhe shumë kohë derisa të jetë gati për negociatat e anëtarësimit”.

Modifikuar më E Enjte, 30 May 2019 20:50
Login to post comments