Koncesionet për segmentet e dy rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara ka trazuar sërish situatën politike në vend, ndërsa opozita e bashkuar është zotuar se do t’i varrosë këto koncesione.
Por kush qëndron pas koncesionit të autostradës Milot- Balldre? Moderatori i emisionit të “PaEkzpozuarit” në News 24, Ylli Rakipi ka zbuluar se emri i biznesmenit që ka fituar këtë koncesion dhe ai është Agim Kola, babai i aktivistit të PS-së, Laert Kola. Ky i fundit sipas tij, njihet si një zë aktiv dhe mbështetës i Partisë Socialiste, sidomos në protestën e 21 janarit 2011. Ai gjithashtu është vjehrri i Joleza Kokës, ish-kryetare e Forumit Rinor Euro Socialist.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot nga Kurbini tha se çdo kush i përfshirë në këtë aferë do të mbajë përgjegjësi, madje ai përmendi edhe prangat për kryeministrin Edi Rama dhe ministrave të tij.