Nga Ylli Manjani
Ka disa miq të mi, me të cilët debatoj dhe ndaj pikpamjet politike, që thonë se "s'bën sondazhi". Është fjala për sondazhin e IPR Marketing që jepet në Ora News.
Me teorinë që "fajin e ka sondazhi", nuk ahkohet askund. Në parim sondazhi është një lexues i opinionit në një moment të caktuar. Saktësia dhe besueshmëria e tij vlerësohet me përvoja të mëparshme. IPR Marketing dhe Ora News e kanë fituar këtë besim. Pa asnjë dyshim!
Tani mbetet që ai sondazh të lexohet, të përtypet mirë dhe aktorët politikë të gjejnë mënyrën e duhur, sipas përceptimit popullor. Sipas meje ai sondazh tregon qartë se:
- Edi Rama nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve për të qeverisur i vetëm dhe me ato numra moniste në Parlament. Nuk e kishte as në 2017-ën.
- Opozita e bashkuar përfaqëson shumicën numerike e politike në vend. Mbi 53% janë të gjitha partitë e opozitës.
- Përçarja e opozitës mban PS në pushtet. Zgjedhjet e 2017-ës e treguan qartë.
- PS është ende parti e fortë, numri 1 në vend, pavarësisht se nuk ka mandat të qeverisë në mënyrë moniste. 44% është tej mase shumë për një parti në konsum ekstrem...
- Shqiptarët kanë çështje numër 1 politike pluralimin politik. 64% nuk pranojnë zgjedhje pa opozitën.
E thënë thjeshtë: shqiptarët duan thjesht zgjedhje normale që të vendosin.
Partitë, pavarësisht se shahen prap janë të domosdoshme.
Ndaj duhet lexuar dhe jo injoruar ai sondazh.