Aleatët e Bashës mblidhen në Shkodër: Pa opozitën s’ka zgjedhje!

Premte, 31 May 2019 14:37

Qyteti i Shkodrës ka qenë ndalesa e pestë e ‘Forumit për Zgjedhje të Lira’, i organizuar nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’. Aleatët e Partisë  Demokratike,Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet përse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe kanë njohur mbështetësit e tyre me ‘Platformën për Marrëveshje Kushtetuese’ me 12 pika, dhe kanë siguruar se në 30 qershor, zgjedhje pa opozitën, ‘nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ketë’!

“Kryeministri, ata që janë në Parlament sot, i anatemon, i quan zëvendësues të Partisë Demokratike. Ata, të paktën në këto momente, përderisa mendojnë se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë, duhet të bojkotojnë Parlamentin. Ne marrim përsipër, që sëbashku, e gjithë politika të dakordësohet, të ketë vullnet pozitiv, të shkëputet nga krimi përfundimisht, dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet një qeverie kalimtare e cila kërkon një kohë të caktuar, nuk mund të bëhet as për një javë, as për dy javë, as për një muaj dhe as për dy muaj por ndoshta do të kërkojë një periudhë 5-6 mujore.”u shpreh kreu i PAA, Agron Duka

“Nuk kemi një shtet që zbaton dhe respekton Kushtetutën, por jemi shndërruar në një Republikë të Kryeministrit. Nuk kemi pushtet gjyqësor funksional. Problemi i dytë i madh që kemi ne janë liritë politike, në momentin kur qytetarët nuk janë të lirë për të votuar, për të përcaktuar me votën e tyre se kush është e ardhmja e fëmijëve të tyre, e familjeve të tyre, e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, atëherë ne nuk kemi bërë as më shumë e as më pak, por jemi kthyer në një lloj sistemi autoritar, të ngjashëm me diktaturën, ku vendoset çdo gjë nga një grup njerëzish politik. Prandaj, kemi propozuar një sistem proporcional, kombëtar apo rajonal, me lista të hapura. Do të ishte një zhvillim pozitiv për politikën dhe kthimin e kushtetutshmërisë në Kuvendin e Shqipërisë.”theksoi kreu i PR, Fatmir Mediu.

“Mijëra qytetarëve që kanë protestuar në Tiranë. Askush nuk është sprapsur, ka pasur rritje të qytetarëve që e kuptojnë se ky është mesazhi më i fort që i jepet politikës shqiptare në tërësi, dhe ju bëj thirrje që në 2 qershor të jemi të gjithë sëbashku, për të protestuar, për të sensibilizuar. Jo vetëm qytetarët shqiptarë dhe faktorin ndërkombëtar, por të japim shpresë për çdo njeri. Edhe për ata socialistë që e shohin me shqetësim lajthitjen e kryetarit të tyre politik.” deklaroi kreu i PDK, Nard Ndoka.

 

“Ju si shkodranë keni qenë përherë në krye të betejave demokratike. Më 30 qershor zgjedhje nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ketë, por kjo nuk mjafton. Duhet të jemi të gjithë, si sot, më shumë nesër, me qëllim jo vetëm të mos realizohen zgjedhje në 30 qershor, por kur të realizohen ato në vjeshtë, zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje për pushtetin vendor, pasi të jetë ngritur një qeveri tranzitore, duhet të jenë zgjedhje me një mesazh të fuqishëm, se Shqipëria nuk do t’i kthehet më asnjëherë praktikave totalitare, të një qeverisje që pretendon se është zgjedhur në mënyrë demokratike.” tha kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

“Ne po rezistojmë për gjënë që është më esenciale që kemi fituar këto 27-28 vjet, lirinë për të zgjedhur. Po e humbëm edhe këtë, këtu demokracia mbetet një fjalë boshe pastaj, dhe kthehemi atje ku kemi qenë. Kështuqë, edhe njëherë, do t’ju ftoja të vimë ditën e dielë, do të na duhet edhe një e dielë tjetër ndoshta, do të na duhet këtu në Shkodër të organizohemi më shumë, sepse rrugë tjetër nuk na ka mbetur. Ai zotëria po tenton me një parti, ne do t’i themi ‘nuk do të lejojmë’, kjo është e drejta jonë. Kemi mundësi të kemi pluralizëm, po qemë të zotët ia arrijmë, po na thyen, bravo ju qoftë, do t’i durojmë pastaj, do të ulim kokën e të rrimë. Unë ju falenderoj se jam i sigurt që Shkodra s’ka ndërmend ta ulë kokën.” u shpreh kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

Krerët e partive opozitare e mbyllën takimin duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 2 Qershor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...