Shembja pa u hapur e tunelit në Rrugën e Arbrit, vjen reagimin i Berishës: Katastrofë

Saturday, 01 June 2019 13:36

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj shembjes së tunelit të Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit. Berisha evidenton faktin e shembjes pa u hapur të këtij tuneli të cilin e cilëson si “PPP e Edvinit”.

Ai ka publikuar edhe një shkrim të medias shqiptare ke paraqiten kostot shumë të larta të projektit si dhe fakti që kompania qe e ndërton atë, nuk ka eksperiencë të mëparshme në ndërtimin e tuneleve.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit

Shembet pa u hapur Tuneli i Qaf Murrizit, Rruga e Arbrit apo i PPP te Edvinit!

Miq, lajme vetem te nxira vijne nga narkoqeveria. Tuneli i Qaf Murrizit eshte shembur pa u hapur.

Lexoni shkrimin e meposhtem dhe shikoni fotot e katastrofes se Tunelit. sb

Shembet tuneli i sapo-ndërtuar i Rrugës së Arbrit

?Mbrëmjen e sotme, Exit.al ka mësuar se tuneli i sapo-ndërtuar i Rrugës së Arbrit nga kompania Gjoka Konstruction është shembur. Kompani Gjoka nuk ka eksperienca të mëparshme në ndërtimin e tuneleve. Fotot e mëposhtme tregojnë dëmin e shkaktuar në investimin e kryer gjatë muajve të fundit.

Sikurse Exit.al e ka shpjeguar më parë, koncesesioni i Rrugës së Arbrit është projekti i parë në skemën e Projektit 1 miliardë dollarë, i firmosur në shkurt 2018. Ai po financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat, të cilat, siç kemi shpjeguar më parë, janë skema të kushtueshme financiarisht dhe të papërshtatshme për vende si Shqipëria, ku ka një mungesë të theksuar të transparencës dhe nivel të lartë të korrupsionit.

Kostoja totale e projektit llogaritet të arrijë vlerën e 250 milionë eurove, nga të cilat 190 milionë euro do të investohen nga kompania dhe 60 milionë euro nga shteti.

Sipas kontratës, kompania do të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për 10 vjet dhe në këmbin, kanë të drejtë të vendosin një tarifë prej 4 eurosh për çdo kalim të automjeteve në autostradë.

Qeveria Rama i dha Gjoka Konstruksion një bonus prej 10 për qindësh, duke e paracaktuar përpara se të hapej tenderi si kompani fituese.//Exit.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...