Tërmeti në Korçë/ Ish-kryeministri: Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cininik e çnjerëzor të Ramës

Saturday, 01 June 2019 17:47

Katër të plagosur, mbi 100 shtëpi të rrënuara dhe banorë të tmerruar. Ky është bilanci i tërmetit që u regjistrua mëngjesin e kësaj shtune në juglindje të vendit, qarkun e Korçës.

Deri më tani mësohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa numri i banesave që janë shkatërruar i ka kaluar 100, disa prej tyre kanë dalë krejtësisht jashtë funksionit.

Lidhur me këtë ngjarje dhe me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, duke shprehur solidaritetin me banorët e fshatrave të dëmtuara, dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik dhe çnjerëzor të Ramës.

 Reagimi i plotë i Berishës:

“Termete te forta goditen Qarkun e Korçes!
Te dashur miq, disa termete kane goditur Qarkun e Korçes duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale, shkaterrime shtepish por edhe kater te plagosur ne fshatrat Floq, Qafzeze, Vidohove e Dvoran.
Duke shprehur solidaritetin me banoret e fshatrave te demtuara dhe uruar sherim te shpejte te plagosurve, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin cininik, çnjerezor te narkoqeverise dhe kreut te saj Edvin Kristaq Krimi ndaj banoreve te zonave te demtuara”.

Epiqendra e tërmetit 5.3 ballë, që u shoqërua me mbi 20 lëkundje nga të cilat 6 të forta, ka qenë në fshatin Floq, që e përfshin Kolonja, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha materiale. Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...