Lali Eri, Gaz Paja, Eneda Tarifa, Anxhela dhe Taulant Balla, këta ishin 61 kandidatët e Partisë Socialiste?

Saturday, 01 June 2019 18:29

Sot supozohej se Edi Rama do të prezantonte 61 kandidatët socialistë për garën e zgjedhjeve vendore, por aktiviteti që zgjati vetëm 40 minuta me disa këngë në fillim dhe më pas me aktrimin lëpirës së Erion Veliajt mbi Edi Ramën, dhe në fund 20 minuta fjalim kërcënimi i Ramës se sa burg do të bëjnë ata shqiptarë që do të bllokojnë zgjedhjet moniste.
Shqiptarët ishin në pritje të njohjes me kandidatët, por në aktivitet në foltore u paraqitën vetëm Taulat Balla që nuk është kandidat (ky njihet se është lëpirës i mirë i shefave), më pas doli kandidati i Shkodrës që u mundua t’i mbushte mendjen publikut se si kryetarja demokrate e këtij qyteti kishte refuzuar fonde pafund që Rama i ofronte Bashkisë së Shkodrës (Dmth Edi Ramës i ka rënë gjuha duke u lutur Voltana Ademit që të pranonte para nga qeveria për projekte në shërbim të qytetarëve, broçkulla), më pas në foltore me fjalët alla Elisa Spiropali për Skënderbeun, u drejtua Erion Veliaj. Kjo ishte pjesa e parë e kandidatëve dhe aty kur shqiptarët po prisnin të njihnin edhe kandidatët e qyteteve të tjera, Veliaj na prezantoi me aktorin e Portokallisë Gazmend Paja (Përveç faktit se sot martohet, shqiptarët nuk dinë gjë që Gazi të jetë kandidat për ndonjë bashki), në radhë na prezantoi këngëtaren Eneda Tarifaj, kjo e fundit na hapi sytë dhe na tha “Sikur nëna të kishte bërë 3 si Lali Eri, Shqipëria do të ishte lule ( sikur nëna të kishte bërë tre Lali Eri, atëherë kullat në Tiranë do të ishin tre herë më të shumta në numër, fatkeqësisht do të kishim tre fëmijë si Ardit Gjoklaj të vdekur, apo çdo problem të kryeqytetit do ta shumëzonin me 3. E vetmja që do të nderohej me “nësen e Eneda Tarifës” do të ishte nëna e Lali Erit, se do ishte shndëruar në nënë heroinë se me paratë e pensionit do të kishte bërë tre dasma).
Kaq persona dolën në foltore, Rama nxitoi ta mbyllte shpejt një aktivitet që edhe vetë e kuptoi se ishte nul që në nisje, pasi zgjedhje moniste s’ka se si të zhvillohen në Shqipërinë demokratike./ Redaksionale

Modifikuar më Saturday, 01 June 2019 18:34

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...