Parashikimi ‘bombë’: Rama jep dorëheqjen para 30 qershorit …

Saturday, 01 June 2019 21:51

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm letrën e tij të shtatë dërguar opozitës.Por këtë herë, kreu i qeverisë pretendon se këtë ua dërgon demokratëve dhe jo liderit të opozitës Lulzim Basha.

Lidhur me këtë lëvizje të radhës të Ramës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Koduzi, i ftuar në Syri.net, është shprehur se, kryeministri pasi ka lexuar protestat, kërkon të demotivojë demokratët.

“Edi Rama i ka parë demokratët si armiq, njësoj si Enver Hoxha apo babai i tij që ka qenë anëtar i Kuvendit Popullor. Ndaj dhe letra e tij është demotivuese. Basha është bërë një lider i vërtetë dhe i ka kuptuar gabimet. Rama ndaj i shkruan Bashës për të demotivuar demokratët. Pjesëmarrja në protesta e ka shqetësuar”, u shpreh Koduzi.

Sa i përket kërcënimeve të kryeministrit se, kush prish zgjedhjet shkon në burg apo i ndalohet hyrja në vendet e BE dhe SHBA, Koduzi deklaroi: “Ky është paralajmërim tragjik-komik. A thua Rama është ambasador dhe kryeministër i vendeve anëtare. Me një parti quhen votime, jo zgjedhje. Nuk ka burg për të gjithë popullin shqiptar. Edhe Enver Hoxha e Ramiz Alia mundoheshin të ishin të kujdesshëm, ndërsa ky me arrogancën e tij vazhdon përpara. Edi Rama e di që do të japë dorëheqjen para 30 qershorit”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...