“Njëra anë do të fitojë”, çfarë paralajmëron Lulzim Basha

Saturday, 01 June 2019 20:19

Kryetari i PD Lulzim Basha ishte i pranishëm sot te Unaza e Re, nga ku deklaroi se sot Shqipëria është në një provë të madhe, mes zgjedhjes të kësaj qeverie kriminale apo opozitës, për një Shqipëri të dinjitetshme e për vlera njerëzore.

“Që shtëpitë tuaja të jenë të sigurta dhe këta fëmijë të ikin pa pasur frikë në shkolla, nuk mjafton të identifikojmë të keqe. E keqja duhet shkulur me rrënjë. Që populli të vendos duhet që nesër t’i bashkohemi protestës së madhe kundër keq-qeverisjes. Organizata kriminale e Rilindjes është katandisur si mos më keq do të përballet me uraganin opozitar. Njëra anë do të fitojë, kriminelët ose populli. Kjo është beteja, kjo është kauza, e në këtë sfidë nuk ka dilema, ose je njeri i dinjitetshëm ose je qen i krimit. Duhet ta shkulim të keqen me rrënjë. Duhet qeveri tranzitore dhe të kemi një parlament demokratik e për to PD është e gatshme të luftojë deri në fund.

Ajo që kanë bërë ka qenë një traumë [për popullin, mirëpo ajo që ka bërë kombi shqiptar ka bërë që të ndizet pishtari i demokracisë. Për të gjithë ju bashkëqytetarë ka vetëm një mesazh: Bashkimi për të shkulur të keqen me rrënjë, bashkohuni në rrugën pa kthim, për të mos lejuar më asnjë dramë njerëzore e familjare, asnjë shkelje nga një grusht horrash, që janë vetëm banda që duhen shporrur me çdo kusht”, deklaroi kreu i PD Basha.

Modifikuar më Saturday, 01 June 2019 20:21

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...