Sot protesta e opozitës, Sekretari i NATO-s viziton Tiranën

Diel, 02 June 2019 09:07

Opozita do dalë sot sërish në protestë, në tubimin e shtatë që prej muajit shkurt kur dogji edhe mandadet e deputetëve.

Protesta fillon në orën 19:00 përpara godinës së kryeministrisë, me mesazhin e njëjtë, largimin e Edi Ramës.

Ky organizim vjen një ditë pasi Partia Socialiste çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Po ashtu, përkon në të njëjtën ditë me vizitën e Skretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizitë disaorëshe në Tiranë. Ai do të mberrije pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ndalesa e pare do të jete në Kryeministri, ku do te pritet nga kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp. Më pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do te largohet nga Tirana për të udhetuar drejt Maqedonisë.

Sekretari  Stoltenberg do të qëndrojë vetëm pak orë në kryeqytet. Vizita  e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar, ku palët kanë ngrirë dialogun dhe në vend të tij kanë instaluar kritikat dhe sulmet në distancë.

Nga njëra ana opozita shprehet se nuk do të këtë zgjedhje lokale, ndërsa maxhoranca të shtunën ka paralajmëruar se do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Modifikuar më Diel, 02 June 2019 09:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...