Xhixho: Zgjedhje pa opozitën s’ka, Rama po kthen sistemin monist

Diel, 02 June 2019 19:19

Intervista për ‘News 24’ e Nënkryetares së LSI-së

Erisa Xhixho: Protestat e qytetarëve, shprehje e pakënaqësisë në qeverisje dhe e premtimeve të pambajtura

Mendoj që deklarata e tij është në funksion të zgjidhjes politike që synojnë të gjithë dhe tashmë opozita ka një projekt dhe propozim konkret se si ne mund të dalim nga kjo krizë ku ndodhet vendi. Zgjidhja që ne kemi ofruar është një qeveri transitore. Kemi dhënë edhe dhjetë pika se ku do të bazohet kjo qeveri transitore, kjo qeveri besimi, e cila do të mund të krijojë një klimë neutraliteti ku qytetarët të kenë mundësinë të votojnë të lirë dhe pa presione.

Cili do të jetë skenari i protestës së sotme?

Padyshim që do të jetë një protestë shumë e madhe. Protestat e opozitës kanë ardhur gjithnjë e më në rritje sepse kjo kauzë kalon përtej partive politike. Kemi një alarm shumë të madh përsa i takon krizës institucionale, politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Qytetarët vijnë në protestë vijnë për hallet e tyre dhe për problemet e tyre në këtë protestë. Vijnë sepse kërkojnë një mundësi dhe një shpresë për të pasur një të ardhme më të mirë nesër. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrsesi realitetin në të cilin ata ndodhen me Ramën në krye të vendit dhe padyshim që protesta e tyre në çdo cep të vendit është pikërisht shprehje e pakënaqësisë në qeverisje dhe e premtimeve të pambajtura.

Refreni që po dëgjojmë këto kohë është që nga njëra anë mazhoranca thotë që do të ketë zgjedhje, asgjë s’do t’i pengojë ato, ndërsa nga ana e opozitës thuhet që zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Çfarë do të ndodhë në muajin qershor?

Gjithë kjo krizë nuk do të mund të ndodhte në këtë moment nëse sistemi i drejtësisë ty do të funksiononte dhe nuk do të ishte i kapur nga mazhoranca. Nëse ne do të kishim një Gjykatë Kushtetuese apo Gjykatë të Lartë funksionale sot padyshim që shumë nga pikëpyetjet që ne kemi sot, do të kishin përgjigje. Sot pas tre viteve të implementimit të reformës në drejtësi kemi një problematikë shumë të madhe, kemi jo funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Pra, kemi dy gjykata të sistemit të drejtësisë jashtë funksionit. Nga ana tjetër kemi SPAK-un dhe Byronë e Hetimit që ende nuk janë ngritur. Kjo sepse vetë sistemi i vettingut në të cilin kalojnë sot gjyqtarët është me dy standarde. Problemi në Shqipëri nuk qëndron tek ligjet por te implementimi i tyre sa i drejtë dhe i saktë është. Pra, kemi një sistem që është kapur tashmë nga mazhoranca.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...