Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar foto nga protesta e djeshme e opozitës së bashkuar. Basha shprehet se 'bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.'
'Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas!', shkruan Basha.
Kujtojmë se ditëne d jeshme u zhvillua protesta e 7-të kombëtare e opozitës së bashkuar ku nuk munduan përplasjet mes policisë dhe protestuesve.
Si pasojë e akteve të dhunës mbetën të pagosur disa protestues dhe disa efektivë policie.
Postimi i Bashës:
Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas!
#8Qershor #ShqipëriasiEuropa