Vasili: Lleshaj e kthen spitalin në repart policie

Hënë, 03 June 2019 17:22

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, denoncon sjelljen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sipas Vasilit, ky i fundit e ka kthyer Spitalin në repart policie, ku jep urdhëra. ”Ky ministër i brendshëm, duhet tu drejtohet spitaleve si pacient se vërtet ka shumë nevojë, që të trajtohet si i sëmurë që është, ndonëse shpresat e tij për shërim janë shumë të pakta. Nuk i shëron dot mjekësia as komplekset, as deliret dhe as deprimimet gjithçfarësh të një ministri kaq me shumë probleme psiqike dhe psikologjike”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Lleshaj te shkoje si pacient ne spitale, se ka nevoje dhe jo ti ndyje ato si minister bandit! Ministri i Brendshem ose zorra qorre e Edi Rames shfaqet neper spitale si nje i zbritur nga pylli qe hungerin pa ditur se ku ndodhet.

Shpjegojani ketij te shkalluari, qe spitalet nuk jane as reparte policie, as detashmente gaz-hedhese, as FNSH, as Garda e Republikes, por jane institucionet qe prodhojne jete dhe zemra e tyre jane mjeket dhe infermieret. Ndaj ky i shkalluar te mendohet mire kur hyn ne spitale kur hungerin dhe leh brenda spitaleve, edhe kur guxon e jep urdhera brenda spitaleve.

Ky minister i brendshem duhet tu drejtohet spitaleve si pacient se vertet ka shume nevoje, qe te trajtohet si i semure qe eshte, ndonese shpresat e tij per sherim jane shume te pakta. Nuk i sheron dot mjeksia as komplekset, as deliret dhe as deprimimet gjithçfaresh te nje ministri kaq me shume probleme psiqike dhe psikologjike te te tashmes dhe te shkuares. Ai thjesht do rendohet gjithnje e me shume,por atehere sherimin do ta marre persiper prokuroria, sepse mjeksia do te jete e panevojshme.

Modifikuar më Hënë, 03 June 2019 17:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...