Presidenti Meta i vë një kryq të madh 'doganës' për Kosovën, në Rrugën e Kombit!

Tuesday, 04 June 2019 15:05

Gjatë ditëve të fundit kanë ardhur akuza të forta nga ana e biznesit të Kosovës, për barrierat e rënda tregtare që “Shqipëria mëmë”, vazhdon të mbajë ndaj shtetit të dytë të shqiptarëve. Sipas të dhënave, vendi ynë vjen menjëherë pas Serbisë për këto tarifa të rënda ndaj Kosovës. Përveç taksave absurde që qeveria Rama vazhdon të mbajë, një barë e rëndë është kthyer edhe taksa e Rrugës së Kombit.

Pikërisht kjo çështje është ngritur sërish  me të madhe, veçanërisht pas deklaratave propagandistike të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës është edhe rivlerësimi, pra heqja e taksës për qytetarët dhe biznesin kosovar në Rrugën e Kombit, të vendosur nga qeveria Rama. Një zë i fortë pro heqjes së kësaj takse së fundmi ka qenë edhe presidenti Ilir Meta. Më 28 maj ai kërkoi hapur heqjen e kësaj takse dhe shtoi, se Shqipëria me Kosovën duhet të shikojnë rrugët e bashkëpunimit, e jo të vendosin taksa reciproke.

“E kam theksuar dhe e theksoj. Edhe sikur asnjë lekë të mos paguaj njeri, boll fakti që duhet të ndaloj aty dikush që udhëton, nga ana psikologjike është bezdisëse. Aq më tepër që bëhet fjalë për një trafik të madh në sezonet pranverë, verë dhe vjeshtë. Të gjendet çdo mënyrë për t’u larguar taksa në Rrugën e Kombit. Ka qenë qëndrimi i imi edhe në të kaluarën dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidenti Meta.

Pikërisht këtë qëndrim të presidentit të Shqipërisë “e ka shfrytëzuar”, mjeshtri I karikaturës Bujar Kapexhiu për punën e tij të radhës, botuar te Mapo. Në këtë pamflet-karikaturë, shfaqet presidenti duke i hequr kryq “doganës” në Rrugën e kombit ku koncensionari i Ramës vendos taksa të larta për qytetarët dhe biznesin kosovarë.

Modifikuar më Tuesday, 04 June 2019 15:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...