Statuja e tifozit të verbër në Valencia e bën nostalgjik gazetarin për PS-në e Nanos dhe shkatërrimin që i solli Rama

Tuesday, 04 June 2019 17:57

Nga Ylli Dylgjeri/ 

Valencia, statujë bronxi për tifozin e verbër...

E lexoj këtë histori njerzore të një tifozi europian të verbuar, dhe kujtesa më shkon larg në historinë e PS-së të para viteve 2005. Ishte edhe Ajo dikur si një Klub, si një Ekip. Një ekip progresist politik, me një Trajner bashkohor. Ishte koha kur u hodhën shumë teza për veprim e zhvillim. Nuk harohen tezat e para, "të dorëzojmë pushtet për të bërë shtet", etj etj. Ishte koha e rritjes së përvitshme ekonomike 5%.
PS-ja, aso kohe kishte ekip, lojtarë, tifoza e mbështetje. Por vjen një ditë që Trajneri të ikte. Trajneri së fundi e humbi garën e iku, duke lënë pas një histori të re me një skuadër të lodhur nga lufta brënda llojit. Trajneri... u harrua.
Kur e pyeta aso kohe konfidencialish "Trajnerin" se pse e humbe PS ?-
Mu përgjegj :
E para -nuk mund ta mbaja dot më. Partia ime
e përfundoi ciklin e saj. Ministrat dhe fryma brënda saj duhet të ndrohen.
E dyta, pronën nuk e bëmë dot, e nuk ua kthyem shqiptareve ashtu siç ua premtuam.
E treta, edhe Kosovën, nuk e zgjidha dot!

Më pas, u bë rrëmbimi i PS nga Rama, (le të thotë kush të dojë se fitoi me garë të rregullt në Kongres)e si zakonisht lojtarët e tifoza u përzunë nga ekipi.
Mbetën vetëm Taulantët, Ahmetajt, Qametajt e të tjerë "zvarranikë" të këtij lloji. Aty kemi qënë,
i kujtojmë matrapazllëqet e tyre me sekserët e banditë të veriut e të jugut.
I kujtojmë edhe hakërrimet e Ramës: Atë mos e shoh më në PS! EkipI u ndërua sipas Trajnerit të rradhës. Rezultati... po shihet çdo ditë. Mbërritën Oligarkët.
Do kalonin 15 vitet nga ajo kohë, dhe PS sot
e ka humbur sërisht busullun edhe pse ka Trajnerin e Ri në timon. Asgjë për T'u shënuar. Korrupsion, drogë e amulli. Pa Program, pa Ide dhe pa Fabrikë Ideshë. Sërisht edhe sot të 3 problemet e para 15 viteve qëndrojnë pezull e të pa zgjidhura. As Partia, as Pronat, e as Kosova nuk kanë marrë udhë. Është shtuar dhe një hall i 4-tër. Borxhi i jashtëm...
Duke iu kthyer sërisht tifozit të verbër të Valencias, që Klubi mirënjohes i ngriti Statujë po pyes Rilindasit: Po në PS nuk ka pasur lojtarë e trajnerë me sy, veshë për tu nderuar me Statuja? Nuk ka histori?
Nuk do të marr përgjigje, sepse
në PS nuk ka më memorje, nuk ka më Klub. Nuk ka më Trajner. Ka vetëm një burrë me tuta që vjen vërdallë.
Në PS nuk ka më mirënjohje.

Modifikuar më Tuesday, 04 June 2019 18:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...